Drejtori I Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Shkodër Ylvi Shima I ka bërë thirrje fermerëve që të regjistrojnë tokat e tyre bujqësore në mënyrë që të përfitojnë nga projektet kombëtare por edhe europiane. Ai shton se mungesa e certifikatës së pronësisë është bërë shkak që fermerët të përjashtohen nga këto skema subvencionuese prej shumë vitesh.

Shima shton se janë më shumë se 1200 aplikues që së fundmi janë përjashtuar nga skemat e përfitimit.

Drejtori I Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Ylvi Shima apelon fermerët që të pajisen sa më parë me certifikatën e pronësisë si e vetmja mënyrë për të përfituar nga skemat e subvencionit.