Sot është dita e shpresës. Jezusi lindi për një botë më të mirë. Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen. Në katedralen “Shën Shtjefni” u kremtua mesha e shenjtë nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, njëkohësh President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Në mesazhin e tij arqipeshkëvi Massafra tha se Jezu Krishti është drita për të gjithë besimtarët.

Massafra bëri thirrje për falje mes njerëzve, më shumë dashuri e solidaritet ndaj njëri-tjetrit.

Besimtarët katolik mbushën katedralen “Shën Shtjefni” ndërsa mesha e shenjtë e vigjiljes së Krishtlindjes u transmetua drejtpërdrejtë nga Star Plus Tv.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDHA DEKLARIM TË RREMË, NË PRANGA 24- VJEÇARI
Artikulli tjetërPROTESTË KUNDËR HEC-eve NE KAÇINAR