Në shenjtoren e Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër ose e njohur ndryshe si Kisha e Zojës, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra kremtoi meshën e shenjtë të Zojës Fatima që përkon me 104-vjetorin e shfaqjes së saj për herë të parë në Portugali tek tre fëmijë të vegjël. Kjo është mesha e parë e kremtuar nga arqipeshkëvi Massafra që pas shërimit të tij nga COVID-19 duke marrë edhe duartrokitjet e besimtarëve të pranishëm.

Arqipeshkëvi Massafra tha se festa e Zojës Fatima është ndër më të rëndësishmet për të krishterët ndërsa kjo festë përkon edhe me 20 vjetorin e plagosjes së Papa Gjon Pali II-të.
Në predikimin e tij arqipeshkëvi solli edhe historinë e Shën Palit Apostull me popullin hebre.

Gjatë meshës së shenjtë nisën reshje shiu të dendura por besimtarët nuk u larguan nga Kisha e Zojës duke qëndruar deri në fund dhe duke u lutur në këtë ditë të shenjtë të 104-vjetorit të shfaqjes për herë të parë të Zojës Fatima.