Çmimet e produkteve të shportës vazhdojnë të pësojnë rritje edhe në Shkodër. Ashtu si çdo vit në prag të festave të fundvitit kjo rritje e çmimeve vihet re në markatën e “Rusit. Kjo gjë për konsumatorët  është bërë tashmë e zakonshme. Ndërkohë çmimet kanë njohur një rritje edhe për shkak të krizës globale të tre muajve të fundit që ka prekur edhe Shqipërinë…

Në krahasim me dy ditë më parë çmimet janë rritur me 20 deri në 30 lekë për prodhime të ndryshme ushqimore shprehen qytetarët…

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës është prezente çdo fundvit por pavarësisht kësaj qytetarët detyrohen t’i blejnë që tavolina përgjatë festave të jetë plot.

Artikulli paraprakDËSHTON MBULIMI ME PUNONJËS NGA BANGLADESHI
Artikulli tjetërDALIN PAMJET E MAKINES SE SHKRUMBUAR, CILAT JANE DYSHIMET E PARA?