Në Shkodër u përmbyll edicioni i 59-të i festivalit mbarëkombëtar për fëmijë. Marina Daka nga Fieri me këngën “Princesha e Babit” mori çmimin e parë.

Me tekst dhe muzikë të Eriona Rushitit dhe orkestrim të Enis Mullajit, kënga “Princesha e Babit” arriti të triumfonte mes 18 këngëve të natës finale. Artistja e vogël çmimin e parë ia dedikon babait të saj.

Shkodra pas kurorëzimit me sukses të ketij edicioni po përgatitet për një vit jubilar, atë të 60 vjetorit. Drejtori i festivalit Kujtim Alija tha se ky rrugëtim meriton që të këtë një jubile siç i takon.

Me çmimin e dytë u vlerësua kënga “Vetminë askush se duron”, kënduar nga Uarda Dibra ndërsa me çmim të tretë kënga “Fal dashuri” e kënduar nga Sibora Teqja. Mes emocioneve të bukura ishte edhe surpriza që iu bë drejtorit të festivalit Kujtim Alija i cili disa ditë më parë festoi 60 vjetorin duke i risjellë të vetmen këngë që ai kompozoi për këtë festival para 30 vitesh.

Festivali mbarëkombëtar për fëmijë u zhvillua për dy netë me radhë në sheshin përpara bashkisë Shkodër me një pjesëmarrje të madhe të publikut.