Sot është 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Në Shkodër, siç është kthyer traditë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin përpara bashkisë. Zëvendës kryetarja Teuta Qyteza u shpreh se 28 nëntori është një ditë përbashkuese e shqiptarëve.
Në ceremoninë e flamurit morën pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare teksa u shprehën se është koha për një Shqipëri më të mire.
Qyteti i Shkodrës prej ditësh është zbukuruar me flamujt kuqezi për atmosferën festive të 28 dhe 29 nëntorit.