Sot është 76 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë. Një festë e cila kremtohet e ndarë në dy kampe politike mes socialistëve që e përkujtojnë si një datë të rëndësishme dhe demokratëve që e cilësojnë si një ditë kur më 29 nëntor 1944 u instalua diktatura e Enver Hoxhës. Në Shkodër përfaqësues të organizatës të Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare, Prefektja e Qarkut Shkodër, deputetë të PS dhe përfaqësues të LSI në Shkodër. A këtë vit nuk mungoi nderimi me grusht, simbol i komunizmit pranë varrezave të dëshmorëve.

Kryetari i organizatës të Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare Zamir Llazani tha se 29 nëntori 1944 është një ditë e rëndësishme për popullin shqiptar duke i dhënë fund luftës ndaj okupatorit të huaj.

Pranë varrezave të dëshmorëve, veteranët e LANÇ mbollën disa pemë në shenjë simbolike ndërsa i bënë apel bashkisë Shkodër që të vërë dorë në gjithë atë zonë e cila vijon të jetë me inerte e mbeturina.

Kurora me lule në nder të ditës së Çlirimit vendosën edhe përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër.

Në ceremoninë zyrtare të festës së Çlirimit mungoi kryetarja e bashkisë Voltana Ademi si dhe përfaqësues të PD të cilët ndryshe nga socialistët, 29 nëntorin e shohin si një ditë të zezë për Shqipërinë.

Artikulli paraprakVRASJA NË MUSHAN, POLICIA ARRESTON 3 SHTETAS
Artikulli tjetërNGA POSTRIBA NË SHKODËR, E MOSHUARA QË THUR ME SHTIZË