21 qershori, Dita Botërore e Muzikës ka kulmuar në Shkodër me një mbrëmje muzikore në sheshin para Bashkisë nga Orkestra Frymore. Kanë marrë pjesë disa prej këngëtarëve më të mirë të qytetit të Shkodrës.

Udhëheqësi artistik i këtij koncerti Bardhyl Hysaj dhe muzikanti Kujtim Alia u shprehën se Shkodra festoi ditën e muzikës si një qytet që artin e trashëgon prej viteve të hershme.

Orkestra Frymore e Qytetit të Shkodrës trashëgohet nga emra të mëdhenj të muzikës ndërsa kërkohet që kjo orkestër frymore të mbështetet edhe më shumë nga institucionet.

Kompozitori Markelian Kapedani kërkon që muzika të rifutet lëndë në shkollat 9-vjeçare ashtu siç ka qenë më përpara si e vetmja mënyrë për edukimin e brezit të ri.

Artistët Klodiana Brahimi, Laorjan Ejlli, Megi Toma, Martina Serreçi, Semir Hoxha dhe Grupi “Karajfilat që ka Shkodra” interpretuan pjesë të huaja por edhe shqiptare. Dirigjent ishte Admir Lekaj ndërsa kontribuan dirigjent Kujtim Alia dhe Roland Guli.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT: TË MBYLLET KANALI I UJËRAVE TË ZEZA
Artikulli tjetërSEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT SËRISH NË EUROPË, JA VENDET QË DO TË VIZITOJË