Këtë të mërkurë, transporti public në Shkodër ka pezulluar për 24 orë shërbimin e transportit urban në qytet. Administratori Melidion Dervishi bën të ditur se ky vendim vjen si shkak I vëshitrësive ekonomike me të cilat ky institucion po përballet por edhe mungesës së infrastrukturën rrugore për ushtrimin me të gjitha kushtet të shërbimin urban për qytetarët shkodranë. Administratori liston disa nga arsyet e marrjes së këtij vendimi

Administratori Dervishi shton se nëse nuk mund të sigurohet një mbështetje nga ana e bashkisë Shkodër për plotësimin e kërkesave të tyre, Shkodra rrezikon të mbetet pa transport urban.

Disa nga problematikat që kanë paraqitur në shkresën e tyre drejtuesit e Transportit Urban në Shkodër janë, mungesa e korsive të dedikuara për autobuzët, mungesa e stacioneve bashkëkohore, mungesa e një terminali por edhe mbështetjen financiare nga bashkia Shkodër.