Duke filluar nga kjo e enjte e 29 korrikut deri në 3 gusht, maturantët kanë mundësinë të aplikojnë për degën e tyre të studimit në arsimin e lartë. Albana Bushati, drejtore e shkollës së mesme “28 Nëntori” në Shkodër thotë se kjo fazë është e vlefeshme edhe për ata të cilët duan të riaplikojnë për t’u regjistruar në universitet.

Drejtorja Bushati shton se deri më tani procesi I regjstrimeve vijon pa probleme ndërsa shton se degët e preferuara edhe këtë vit mbeten ato të mjekësisë.

Pavarësisht vështirësive të krijuara nga viti pandemik, ka disa maturantë të cilët zgjedhin që studimet e larta t’I vazhdojnë jashtë vendit.

Pas këtij procesi, të dhënat do të përpunohen nga institucionet e arsimit të lartë gjatë muajit gusht dhe në 31 gusht do të bëhet publikimi i renditjes së aplikantëve në portalin u-albania ku maturantët do të mësojnë se cilët degë kanë fituar. Më pas fillojnë regjistrimet nga dy shtatori deri në 15 shtator.