Pas më shumë se dy vitesh, shoqata e gjuetarëve “Jakup Bajri” do të organizojë kampionatin e Pjatelit. Zyhdi Mustafaj bën të ditur se në kampionatin që dotë organizohet të shtunën dhe të dielën pasdreke në Bushat, do të mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e regjistruar në shoqatë dhe 10 më të mirët do të marrin pejsë në finale që do të zhvillohet në qytetin e Beratit me 26 qershor.

Nga ana tjetër, sekretari I kësaj shoqate Xhabir Mehmeti shton se edhe pse moratorium ndaloi gjuetinë për 7 vite, sërish situata është problematike pasi disa herë janë identifikuar raste të gjuetisë së paligjshme.

Me 5 qershor ka përfunduar edhe afati I moratoriumit të gjuetisë në të gjithë vendin. Drejtuesit e shoqatës bëjnë të ditur se ky moratorium nuk e ka dhënë efektin e tij dhe presin që me fillimin e punës së parlamentit të ri në muajin shtator të miratohet edhe projektligji që kjo shoqatë ka propozuar.

Artikulli paraprakLAJÇAK: TAKIMI MES KURTIT DHE VUÇIÇ NUK ISHTE I LEHTË
Artikulli tjetërVLLAZNIA, SPONSORI: KËRKESA E BRDARIÇ INFRASTRUKTURA