MËSUESIT PËRGATITEN PARAPRAKISHT PËR PËRDORIMIN E PAJISJEVE. 60 shkolla, 47 mije nxenes dhe 2000 mësues do te jene te paret qe do te përfitojnë nga projekti për dixhitalizmin e shkollave.

Aktualisht ne Shkoder ky projekt është ne fazën e trajnimit te mesuesve dhe po zhvillohet ne shkollen e mesme “28 nentori”. Projekti pritet te marre jete ne shtator te viti te ardhshem me klasat e 10-ta nderkohe brenda 3 vjetesh ne te gjitha gjimnazet e Shqiperise, mesimi do te zhvillohet ne menyre dixhitale, cdo nxenes do te kete nje tablet ne vend te fletoreve ndërsa mesuesit, laptope ne vend te tabeles se zeze. Edhe testimet do te kryehen po elektronikisht. Njekohesisht ne shkollen 28 nentori te gjithe nxenesit 15 vjecar ashtu si edhe te gjithe 15 vjecaret e tjere ne te gjithe boten iu nenshtruan provimit te PISA, programit per vleresimin nderkombetar te studenteve i cili është nje observim qe synon te vleresoje sistemin e edukimit ne mbare boten duke testuar aftesite dhe dijet e studenteve.