Finalizohet me sukses operacioni anti-drogë  “DEADFALL”. 

Asgjësohen në 24 parcela 5671 bimë  narkotike “Cannabis -Sattiva” .Arrestohen në flagrancë 3 shtetas të dyshuar si kultivues. Në vijim të operacioneve  për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të kultivuesve, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative,  është finalizuar me sukses operacioni i radhës i koduar “DEADFALL”. Si rezultat i tij janë asgjësuar 5671 bimë të kultivuara në 24 parcela në fshatin Pepaj , Njësia Administrative Shosh, Shkodër. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas të dyshuar si kultivues të këtyre bimëve, dhe konkretisht: 

Prel Dushku , 32 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër 

Artan Livalli, 23 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe 

L. Livalli , 21 vjeçe, banuese në Grudë e Re , Shkodër

Materialet proçeduriale i referohen  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284 e 25 të Kodit Penal.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“NE JEMI QYTETI”, NISMË E ORGANIZATËS “EKO MENDJE” PËR PASTRIMIN
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “GJURAJT”