Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti”. Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër. Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një shtetas pakistanez.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, duke u bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hoti”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në Swat, Pakistan. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikulli paraprakTRE LËKUNDJE TËRMETI NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT NË VERI TË SHQIPËRISË. JA KU ISHTE EPIQENDRA
Artikulli tjetërCOVID-19, 25 MIJË DOZA VAKSINË NË MALËSINË E MADHE