Edhe qytetarët shkodraën I jaën bashkuar reagimeve të shumta kundër fenomenit të dhunës, kryesisht ndaj të miturve. Këtë të shtunë, në qendër të qytetit u firmos peticioni për forcimin e ligjit që dënon dhunuesit dhe pedofilët. Stela Toska, një nga iniciatoret tregon për rëndësinë e firmosjes së këtij peticioni por edhe impaktin që pritet të ketë ndryshimi I këtij ligji.

Ndërkohë, nënshkrimi I këtij peticioni u përkrah edhe nga qendra e gruas “Hapa të Lehtë”. Samela Imeraj, bën thirrje që shoqëria shqiptare t’I japë femrës vendin që I takon, ndërsa flet edhe për rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve.

Nënshkrimi I peticionit do të pasohet nga një marshim që do të zhvillohet ditën e hënë para bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakMINISTRI LLESHAJ: OFL NUK DËSHTOI, DO GODASIM KRIMIN
Artikulli tjetërQYTETARËT PËR REF.ZGJEDHORE: NUK BESOJMË TEK POLITIKA