Këta nxënës të shkollave të Shkodrës që morën pjesë në panairin e çelur “Arte dhe Zeje”, fitimet që do të sigurojnë nga shitja e punimeve të tyre do t’i dërgojën në Ukrainë për fëmijët të cilët janë në luftë atje. Panairi “Arte dhe Zeje” u hap nga Zyra Vendore Arsimore Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit në bashkinë Shkodër.

E pranishme në panairin “Arte dhe Zeje” ishte edhe prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni e cila vlerësoi punën e nxënësve.

Punimet e realizuar nga nxënësit janë nga më të ndryshmet duke nisur nga punimet me dorë si qendisja, punimet me grepa dhe deri tek pikturat dhe ushqimet e ndryshme.
Në këtë panair të zhvilluar në sheshin përpara bashkisë Shkodër morën pjesë 48 shkolla.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA-EGNATIA, TRAJNERI JOSA: EKIPI I MOTIVUAR PËR FITORE
Artikulli tjetërSHKODËR, KANDIDATI I PD ELEZI: PD E BERISHËS PA PARIME