Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” organizoi aktivitetin e përvitshëm “Fjala Artistike 2024”. Këtë radhë kjo garë mes artistëve të vegjël të shkollave të Shkodrës u organizua në mjediset e kinema “Millenium”. Pas 27 konkurentëve fituese e “Fjalës Artistike 2024” u shpall Hea Lohja.
Pas këaj gare, drejtorja e qendrës kulturore Orjeta Kelaj u shpreh se ishin 280 fëmijë në total nga gjitha shkollat e Shkodrës që morën pjesë ndërsa siguroi se shumë prej tyre do jenë artistët e ardhshëm të skenës.
Bashkë me Zija Vukaj, Rajmonda Marko, Drande Xhai, Alketa Kraja pjesë e jurisë ishte edhe aktorja dhe këngëtarja Justina Alija e cila në fjalën e saj inkurajoi artistët e vegjël.
Për klasat e para deri në të katërtën çmimin e parë e mori Diora Hataj, të dytin Xhoslin Gjergji, të tretin Sonila Voci dhe çmimin inkurajues Xhoi Shkrela.
Ndërsa për klasat e pesta deri në të nëntën përveç Hea Lohja si fituese, çmimin e dytë e mori Eden Bushati, të tretin Paola Plepi dhe çmimin inkurajues Blerta Pusi. Ndërkohë mes grupeve të humorit fitues u shpallën shkolla “Tring Smajli” dhe “Zemra e Krishtit”. Star Plus Tv do ta transmetojë të plotë në ditët në vijim “Fjalën Artistike 2024”.