Vitin e kaluar turizmi ne Shqiperi por jo vetëm kaloi një periudhë të vështirë për shkak të mbylljes së kufinjve nga pandemia e Covid 19. Këtë vit duket se çdo gjë është ndryshe. Në Shkodër çdo ditë dhe më shumë rritet numri i turistëve.

Kjo gjë vihet re dhe nga numri i lartë i turistëve që vizitojnë një nga monumentet më të bukura të Shkodrës, kalanë Rozafa. Turistë nga vende të ndryshme te botës shprehen të impresionuar nga bukuria e kalasë.

Kalaja e Rozafës është një nga monumentet kulturore më të rëndësishme të qytetit të Shkodrës. Pamja piktoreske apo dhe historia që ka janë dy pika kryesore që vazhdojne të terheqin çdo vit një numër të lartë vizitorësh.