Banorët e fshatrave Shtoj I Ri dhe Shtoj I Vjetër në njësinë administrative Rrethina kanë ngritur një shqetësim sa I takon mungesës të tabelave emëruese të fshatrave. Sipas tyre, mungesa e tabelave me emrat respektivë të dy fshatrave shpesh herë ka krijuar një situatë të ndërlikuar për të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që vijnë nga qytete të tjera të vendit e po ashtu edhe për fëmijët e tyre emigrantë të cilët ndodh të ngatërrohen sa here kthehen në vendlindje.

Disa herë kanë tentuar të vendosin tabela orientuese me emrat repsektivë të fshatrave në rrugën kryesore por përfaqësues të bashkisë I kanë ndaluar tregojnë banorët.

Prej më shumë se 10 vitesh ky shqetësim I banorëve nuk ka marrë zgjidhje. Ata kërkojnë që sinjalistika rrugore të plotësohet me të gjithë parametrat, pasi paguajnë rregullisht taksat për mirëmbajtjen e rrugës ndërsa nuk marrin as shërbimin më minimal nga institucionet përgjegjëse.

Artikulli paraprak1 MLN SHQIPTARË PA KARTA ID! APELI I YURI KIM: MERRNI LETËRNJOFTIMIN E RI QË TË VOTONI, MOS PRISNI MINUTËN E FUNDIT
Artikulli tjetërIGJEUM: RESHJET INTENSIVE, SHKODRA RREZIKON PËRMBYTJE