Në fundjavë trafiku në hyrje-dalje të qytetit të Shkodrës bëhet akoma më i rënduar kjo për shkak se një pjesë e madhe e qytetarëve vendosin që të kalojnë ditën e pushimt larg zhurmës së qytetit. Për minuta të tëra qytetarëve i është dashur të mbesin të bllokuar në trafik.

Pavarëisht ndërhyrjes së policisë rrugore sërish trafiku vazhdon të jetë i njëjtë. Problemi më i madh mbetet rruga tek Ura e Bunës ku fluksi është akoma më i madh.

Në këtë segment trafiku rëndohet akoma më shumë nga numër i madh automjeteve që hynë në Shqipëri nga dogana Muriqanit, nga mjetet që vijnë nga qendra e qytetit drejt Urës së Bunës për t’ju drejtuar plazhit të Velipojës apo dhe autostradës Shkodër-Lezhë. Situata të tilla gjatë stinës së verës janë të shpeshta për qytetarët që paavrësisht pritjeve të gjata shqetësim mbeten dhe kostot financiare të këtyre rradheve të gjata.