Gjatë kësaj fundjave, shmangia e trafikut gjatë lëvizjes në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës duket se ka qenë thuajse e  pamundur. Kjo situatë me trafik të rënduar nis  kryesisht që në hyrje të lagjes Xhabije dhe  deri tek zona e njohur si harku i Bërdicës.

Përmes pamjeve duket qartë rradha e makinave që dalin nga Shkodra në drejtim të kryeqytetit apo drejë bregdetit të Velipojës për të kaluar këtë fundjavë. Ndër shkaqet kryesore të krijimit të trafikut gjatë stinës së verës është edhe parkimi i dyfishtë nga drejtuesit e mjeteve dhe parakalimit të gabuar.

Ndërkohë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore mbetet ndër problemet më të mëdha në qarkullim pasi mund të shkaktohen edhe aksidente. Por ndryshe nga vitet e kaluara sërish vihet re një numër më i vogël turistësh të cilët lëvin në qytetin e Shkodër, për shkak të kufizimeve të vendosura që nga përhapja e pandemisë në vendin tonë.

Pavarësisht trafikut të krijuar, në akset ku ka fluks më të madh automjetesh patrull e policisë e kanë të vështirë për të menaxhuar një situatë të tillë. Deri në përfundimin e sezonit veror, fluksi i automjeteve pritet të jetë më ritme të tilla ku rrugët kryesore mbeten të bllokuara nga trafiku.