Pas më shumë se një viti kur u shfaq vetëm për mediat për shkak të pandemisë së COVID-19, teatri “Migjeni” në Shkodër do të shfaqë më 5 dhe 6 nëntor për publikun premierën “Kutia e Zezë” e Paolo Xhenoveze me regjinë e Fatos Berishës. Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka, njëkohësh edhe aktore në këtë premierë shprehet se shfaqja vjen me risi për publikun.

Julinda Emini është aktorja më e re e teatrit “Migjeni” e cila i është bashkuar pjesës tjetër të aktorëve në shfaqjen “Kutia e Zezë”

Shfaqja “Kutia e Zezë’ është një vepër që flet për një problem të madh social siç është përfshirja tej mase e shoqërisë brenda teknologjisë ndërsa do të jetë për një publik të përzgjedhur prej afro 100 personash.

Artikulli paraprakPOSTRIBE, SHTATË FSHATRA FURNIZOHEN PJESËRISHT ME ENERGJI
Artikulli tjetërANA E MALIT, SIGAL MUNDËSON EKOGRAFI TË LËVIZSSHME FALAS