Afrimi i fushatës elektorale vijon që të ndikojë në lëvizjet e drejtorëve rajonal të Partisë Socialiste në Shkodër. Në këtë mënyrë ndryshimi i fundit është në drejtorinë e kadastrës në Shkodër ose hipoteka siç njihet ndryshe. Në këtë mënyrë Ilir Dibra nuk do të jetë më në krye të kadastrës së Shkodrës. Emri që e zëvendëson është ai i Genc Berhanit i cili do të jetë drejtori i ri i kadastrës së Shkodrës.

Genc Berhani është një emër i njohur për këtë institucion sepse edhe më përpara ka qenë pjesë e kadastrës dhe tashmë do të ketë rolin e drejtuesit. Ndërkohë Ilir Dibra do të vijojë që të jetë pjesë e kadastrës por këtë radhë si zëvendësdrejtor i këtij institucioni. Muajt e fundit ndërsa fushata elektorale po afron ka patur edhe lëvizje të tjera në drejtoritë rajonale në radhët e PS në Shkodër.

Në zyrën vendore të kujdesit shëndetësor është emëruar drejtore Xheni Halili ndërkohë që prej kohësh ai vend ishte bosh, tek doganat është larguar Ermal Shema duke u zëvendësuar nga Aida Dizdari,

është emëruar prefektja Majlinda Angoni vend që po ashtu ishte bosh prej kohësh ndërsa ndryshime ka edhe në radhët e IKMT ku është emëruar Jetmir Lumaj në vend të Ermir Medanit si dhe në radhët e AKU Shkodër është larguar Hasija Sadrija me kërkesë të kësaj të fundit duke u emëruar inspektore në doganën e Hanit të Hotit dhe në vend të saj është emëruar Erdet Behari.

Ndërkohë kadastra është ndryshimi i fundit me emërimin e Genc Berhanit. Tashmë pritet që në vazhdimësi të ketë edhe ndryshime të tjera në radhët e drejtorive rajonale të PS Shkodër. Të gjitha këto lëvizje bëhen ndërsa gjithnjë e më shumë po afrohet fushata elektorale.

Pak ditë më parë i deleguari i PS në Shkodër Ilir Beqaj i ka kërkuar dorëheqjen të gjithë drejtorëve duke i thënë se kush nuk e dorëzon atëherë PS nuk i ka asnjë detyrim pas 25 prillit që janë zgjedhjet parlamentare ndërsa të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen por lëvizjet nuk janë ende përfundimtare.

Artikulli paraprakMALI KOLAJ, 12 VITE PA QENDËR SHËNDETËSORE
Artikulli tjetërVRANËSIRA DHE KTHJELLIME, MOS DILNI NGA SHTËPIA PA E PARË SI DO JETË MOTI SOT