Shkodër/Konstatohet dhe goditet një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim marrjen e inerteve.

U kapën në flagrancë, teksa merrnin ilegalisht inerte me ekskavator dhe i transportonin me kamionë, arrestohet pronari i subjektit ekonomik dhe procedohen penalisht 2 punëtorë.

Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur në flagrance shtetasit Sh. D., B. D. dhe S. A., teksa kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi Sh. D., 33 vjeç, pronari i subjektit ekonomik, për llogari të të cilit merreshin inertet. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punëtorë të këtij subjekti, konkretisht shtetasit B. D., 39 vjeç dhe S. A., 25 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakGRATË PAGUHEN MË PAK SE BURRAT, NDONËSE STUDIOJNË MË SHUMË, POR PO UA KALOJNË NË QEVERI
Artikulli tjetërSHIFRAT/ SOT DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS, 12 GRA TË VRARA VITIN E KALUAR! 159 QË PREJ 2010