Në një atmosferë festive Shkodra ka pritur ndërrimin e viteve.

Sheshi kryesor i qytetit ai “Nënë Tereza”, ka qënë e mbushur plot e përplot me njerëz të moshave të ndryshme. Ora 24.00 ka shënuar edhe pikun e festimeve me hedhjen e fishekzjarreve.

Ajo që vlen të përmendet është fakti që nuk është shënuar asnjë incident duke krijuar vërte një atmosferë feste.

Star Plus televizion si gjithnjë solli pranë teleshikuesve tranmetime live të festimeve nga qendra e Shkodrës po ashtu edhe nga Lezha. Transmetimet live filluan me lidhjet direkte të gazetareve nga pika të ndryshme.

Ndërkohë një urim i vecantë për të gjithë qytetarët e Shkodrës erdhi nga presidenti i Star Plus Valter Fushaj dhe administratorit të hotel “Colosseo” Niko Fushaj.
Më pas ishte edhe transmetimi i atmosferës së fishekzjarreve.

Ndërkohë një vëmendje Star Plus i kushtoi dhe transmetimit të emisioneve natë e ndërrimit të vietve duke dhënë ekskluzivisht “Sofrën Shkodrane” si dhe duke bërë lidhje live nga “Sofra Lezhjane”.

Star Plus ju uron të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen :Gëzuar Vitin e Ri 2020 dhe të jetë një vit sa më i mbarë !