Është prezantuar në ambjenetet e hotel “ Colosseo” në qytetin e Shkodrës, projekti “Aftësi për punë” i financuar nga agjencia zviceriane dhe i zbatuar nga Swisscontract. Koordinatorja Madalena Gega, shprehet se ky projekt ka si qëllim rritjen e punësimit për të rinjtë si dhe ritjen e cilësisë së arsimit profesional në Shqipëri.
Më tej koordinatorja e këtij projekti shprehet se që nga fillimi është vënë re një rritje e interesit të të rinjve që i drejtohen arsimit profesional.
Projekti “Afëtësi për punë” synon të afrojë sa më shumë bizneset private me shkollat profesioanle. Një mundësi më e mirë dhe efikase për të gjithë ata që duan të hynë në tregun e punës.