“Refuzimi i gjuhës së urrejtjes” është një prej shqetësimeve që Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës e kanë ndërmarrë si një sfidë duke zhvilluar fushata ndërgjegjësimi në të gjitha shtetet e BE, përfshirë edhe ato që janë në pritje për të nisur procesin e integrimit. Shqipëria është një prej shteteve ku përmes projekteve të financuara të BE po punohet për uljen e gjuhës së urrejtjes në shoqëri. Për të sensibilizuar në kuadër të kësaj fushate kundër gjuhës së urrejtjes në sheshin përpara bashkisë Shkodër pjestarët e organizatës “The Door” performuan një pjesë artistike.

Më pas ky aktivitet kundër gjuhës së urrejtjes vijoi me një diskutim duke kërkuar nga shoqëria që të ndryshohet stigma dhe mendimi negative ndaj shtresave të ndryshme, individëve të ndryshëm apo kujtdo qoftë.

Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, nuk është dakord me përkufizimet që përdor shteti shqiptar duke përfshirë edhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Ky diskutim mbi refuzimin e gjuhës së urrejtjes në Shkodër u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të Javës së Europës që nisën nga Shkodra.