Shtylla ndriçimi të dëmtuara apo që nuk ekzistojnë tashmë, gropa të mëdha në pjesë të rrugës dhe ndërtesa të shkatërruara me fasada të gërryera nga lagështira. Ky është peisazhi që i ofrohet çdo ditë banorëve apo dhe vizitorëve të cilët vijnë të vizitojnë një nga zonat historike dhe tradicionale të qytetit të Shkodrësnë në lagjen Gjuhadol.

Qarkullimi i shpeshtë i automjeteve ka dëmtuar kalldrëmet e rrugës duke thyer pllakat të cilat rrallë herë janë zëvendësuar thonë me keqardhje banorët e kësaj zone.

Sipas banorëve institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë në rikthimin e dinjitetit të kësaj zone muzeale të qytetit të Shkodrës.

Një investim prej 800 mijë eurosh u akordua vite më parë nga komiteti europian për këtë rrugë por që atë herë në këtë zonë nuk ka pasur pothuajse asnjë rikonstruksion duke bërë që të tilla dëmtime të zbehin bukurinë e Gjuhadolit.