
Në kuadër të ditës botëtore pa duhan, në shkollën e mesme “28 nëntori” në Shkodër u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues, me pjesëmarrjen e nxnësve , mësuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore. Psikologu, Fatjon Taipi, bëri me dije se mbi 40% e nxësnve janë përdorues të duhanit, duke e konsideruar si një shifer alarmante që tregon përhapjen masive të këtij fenomeni mes të rinjve, Ai shtoi se shqetësimi është I pranishëm edhe në ciklin 9 vjeçar, ku rastet janë në rritje.
Ndërkohë, drejtori rajonal I operatorit të kujdesit shëndetësor në Shkodër, Visar Jetin, theksoi rëndësin e ndërhyrjes së hershme përmes edukimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me të rinjtë.
Përhapja e cigarece elektronike është një tjetër problem që po shfaqet me shpejtësi mes adoleshentëve,
Nxënësit tregojnë se ky zakon është I përhapur mes moshatarëve të tyre, dhe se shpesh nga kuriozitet kthehet në varësi.
31 Maji, dita botërore pa duhan është një thirrje për reflektim dhe vepri, përballë statikstikave alarmante, nevojitet angazhim I përbashkët nga familja, shkolla dhe institucionet për të mbrojtur të rinjtë nga pasojat e rënda të këtij zakoni të dëmshëm.