DJALI GODET ME THIKË BABAIN, ARRESTOHET AUTORI I NGJARJES. Krim në familje, djali plagos me thikë të atin.

Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në lagjen “Skëndërbeg” në Shkodër. Shtetasi Marjan Kasneci 54 vjeç është qëlluar me thikë nga i biri. E gjithë skena ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të tyre, pas një debati që babë e bir kanë pasur. Diamantino Kasneci e qëlloi babain e tij me thike në gjoks, e me pas ka qenë vetë ky i fundit qe ka lajmëruar ambulancën. 54-vjeçari është derguar me urgjence në spitalin rajonal të Shkodrës, ku fatmirësisht ndodhet jashte rrezikut për jetën. Ndërkohë policia e Shkodrës arrestoi të riun dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e ftohtë (thikë). Tashmë kane nisur hetimet për zbardhjen e plote të kësaj ngjarje, ndërsa mbetet mister shkaku i debatit mes babait dhe te birit. Ky i fundit po merret ne pyetje ne komisariatin e Shkodrës, aty ku mbahet i ndaluar. Burime pranë policisë së Shkodres bejne me dije se , mes tyre kishte patur mosmarrëveshje kohët e fundit, ç’ka edhe ka acaruar gjakrat brenda familjes. Përpara efektivëve të policisë gjatë dëshmise së parë, i riu nuk ka dhëne detaje rreth konfliktit, por është shprehur se kur ka goditur babain me thikë, kishte humbur kontrollin dhe vepronte pa vetëdije të plotë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/DGPkIQw0YcI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMURIQAN, NIS KTHIMI I EMIGRANTËVE
Artikulli tjetërMASAKËR NË REDAKSINË E REVISTËS FRANCEZE