Një person ka mbetur i plagosur në Shkodër në orët e mesditës së sotme. Shtetasi me inicialet K.B 30 vjeç u godit në kokë nga një person tjetër me qytën e pistoletës. Menjëherë i dëmtuari u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës duke qenë në kujdesin e mjekëve ndërsa raportohet se ka vetëm një plagë në kokë dhe se është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan rrobash në qendër të qytetit. Sipas burimeve nga vendngjarja sapo i dëmtuari është futur brenda dyqanit njëri nga bashkëpronarët dyshohet se e ka goditur me qytën e pistoletës në kokë.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të ndodhur por nga dyshimet e para plagosja ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje që kanë patur më përpara nga një detyrim financiar. Kjo është njëra prej pistave ndërsa po hetohen edhe pista të tjera nga ana e policisë. Efektivët menjëherë kanë rrethuar vendin e ngjarjes pranë dyqanit ku u godit 30 vjeçari. Ndërkohë policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat disa persona të ndryshëm si dëshmitarë të ngjarjes duke qenë se plagosja ndodhi në një orë kur në atë vend kishte fluks të kalimtarëve.

Policia menjëherë ka nisur punën për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje. Sipas burimeve efektivët kanë identifikuar autorin dhe po punohet për arrestimin e tij. Po ashtu policia ka sekuestruar pamjet e sigurisë të subjekteve për të zbardhur të plotë mënyrën e kësaj plagosje të ndodhur në lagjen “Parrucë”. Një pjesë e kalimtarëve për momentin janë përfshirë nga frika por me ardhjen e efektivëve situata është qetësuar duke iu rikthyer normalitetit.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTOHET SIPËRFAQJA E TOKAVE TË PËRMBYTURA
Artikulli tjetërPËRMBYTJA, FERMERËT PA BAZË USHQIMORE