Galeria e Arteve në Shkodër ka hapur sezonin e ri të promovimit të artistëve të ndryshëm me ekspozitën e piktores së njohur shkodrane Greta Tahiraga.

Ekspozita vetjake “Retinencë” sjell një ndërthurje mes luleve shkodrane me frutat dhe objektet, simbolika këto që piktorja Tahiraga i ka shumë për zemër.

Kuratori i ekspozitës “Retinencë” Olsten Gripshi flet për këtë bashkëpunim të parë me Galernë e Arteve në Shkodër por edhe punën për hapjen e kësaj ekpozite.

Ekspozita vetjake e piktores Greta Tahiraga do të jetë e hapur deri në fund të muajit gusht në ambientet e Galerisë së Arteve në Shkodër.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË SHQIPËRI, 397 RASTE TË REJA DHE 1 VIKTIMË NË 24 ORËT E FUNDIT, MSH: VAKSINOHUNI SA MË PARË!
Artikulli tjetërSTUDIMI, KORRIKU MUAJI MË I NXEHTË I TË GJITHA KOHËRAVE