Shtimi i rasteve të personave të prekur nga gripi sezonal ka rritur edhe numrin e testimeve të COVID-19 në Shkodër. Kjo për shkak se simptomat e gripit sezonal sipas shefes së epidemiologjisë në Shkodër Dhurata Hysa janë të ngjashme me simptomat që ka COVID-19.

Pavarësisht rritjes së numrit të testimeve, epidemiologia Hysa shprehet se ka rënë numri i të infektuarve dhe një ndikim ka edhe mbyllja e shkollave për shkak të pushimeve të fundvitit.

Ndër të tjera epidemiologia ka folur edhe për variantin e ri Omicron. Hysa thekson se në qarkun Shkodër deri më tani nuk ka asnjë qytetar të infektuar me variantin e ri.

Në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv me COVID 19 vetëm një qytetar në bashkinë Shkodër.