Edhe pse situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 mbetet shumë serioze në Shkodër jashtë dyerve të institucioneve vihet re një mungesë ndërgjegjësimi e qytetarëve për të ruajtur disatncën gjatë pritjes.

Pranë Agjensisë së Shërbimeve të Integruara, ADISA në Shkodër mëngjesin e kësaj të hëne kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët presin me orë të tëra të grumbulluar për të marrë shërbime të ndryshme. Ata tregojnë se kjo situatë I frikëson se mos infektohen me koronavirus, por u duhet të kryejnë procedurat ligjore sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas tyre, duhet të krijohet një sistem radhe me të paktën 20 persona në ditë, në mënyrë që të rujhet edhe distanca gjatë pritjes në ambjentet e jashtme të këtij institucioni.

Kjo nuk është hera e parë që jashtë dyerve të ADISA-s krijohet një grumbullim I tillë. Prej muajsh kjo situatë vetëm përsëritet duke bërë që të rritet edhe më tepër ekspozimi I qytetarëve ndaj infektimit me koronavirus.