Jashtë qendrës së vaksinimit në Shkodër, të moshuarit mbi 80 vjeç që presin të marrin dozën e dytë të vaskinës, kanë krijuar grumbullime larg çdo protokolli të masave anti-covid.

Prej orëve të para të mëngjesit në pritje, ata tregojnë se në këtë mënyrë po ekspozohen edhe më shumë ndaj infektimit me koronavirus dhe se përgjegjësit duhet të marrin masa për situatën e krijuar.

Ata kërkojnë që të vendoset një sistem radhe, në mënyrë që të presin në radhë dhe të distancuar për të marrë dozën e dytë të vaksinës.

Një nga të moshuarit, I cili ka marrë dozën e dytë të vaksinës, tregon se nuk ka ndjerë asnjë efekt anësor gjatë kësaj periudhe.

Faza e dytë e vaksinimit, e cila ka nisur prej ditësh për të moshuarit mbi 80-vjeç në Shkodër vijon të shoqërohet me grumbllime të kësaj grupmoshe, të cilët në kundërshtim me të gjitha rregullat anti-covid presin të vaksinohen ndaj këtij virusi.