Një situatë aspak normale paraqitet në Njësisnë e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ku aktualisht po bëhet vaksinimi i personelit mjekësor. Në këtë fundjavë vihen re grumbullime pranë njësisë e cila gjatë kësaj fundjave po shërben si vend vaksinimi pas zhvendosjes nga pallati i sportit “Qazim Dervishi”.

Ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me mos respektimin e masave anticovid dhe konkretisht mos mbajtja e distancës sociale nga personat që presin të vaksinohen.

Ndonëse shihet qartë që bie në kundërshtim me rregullat anticovid një nga inferimeret që sapo është vaksinuar thotë se situata është shumë normale.

Ndërkohë nga nesër dhe në ditët në vazhdim vaksinimi në Shkodër do të rikthehet sërish në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të përfunduar dozat e para të vaksinimit për Shkodrën që në total janë 1100 ndërsa janë vaksinuar bluzat e bardha dhe të moshuarit e qendrave rezidenciale në Shkodër.