Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër ka nisur javën e ditëve të hapura për nxënësit e klasave të nënta. Drejtorja Merita Zeneli bën të ditur se drejtimet që ofron kjo shkollë janë ndër më të kërkuarat nga tregu I punës, ndaj nxënësit kanë mundësi që përmes praktikave të njohin tregun dhe kërkesat e tij gjatë vitit shkollor.

Drejtorja Zeneli shton se në vitin e ardhshëm shkollor mund të pranohen deri në 250 nxënës.

Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” ofrohen 3 degë studimi.Marrëveshja që shkolla ka me bizneset në Shkodër është një tjetër benefit për nxënësit që të njohin më tepër tregun e punës para se të bëhen plotësisht pjesë e tij.