Pavarësisht se aksi nacional Shkodër – Han i Hotit është një segment i ndërtuar së fundmi, ndriçimi mungon në pjesën më të madhe të tij.

Ndriçuesit e vendosur në momentin e ndërtimit, sot janë jashtë funksionit. Një pjesë e tyre janë dëmtuar, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë zëvendësimin e nevojshëm. Edhe në disa prej kryqëzimeve gjatë këtij aksi, ndriçimi mungon totalisht. Burime pranë policisë së Shkodrës i thanë Star Plus se është konstatuar që mungesa e ndriçimit është arsyeja kryesore e këtyre aksidenteve të përsëritura dhe me të njëjtën dinamikë ngjarjeje. Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është një tjetër arsye e këtij bilancit tragjik. Shpejtësia maksimale e lëvizjes në këtë segment është 80 km/h, por shpeshherë kjo tejkalohet. Aksionet dhe gjobat e policisë rrugore mesa duket nuk kanë dhënë efektin e duhur në zbatueshmërinë e rregullave të qarkullimit gjatë këtyre tre viteve. Ndërkaq, aksi Shkodër – Han i Hotit është një segment rrugor që përshkon disa fshatra në gjithë gjatësinë e tij. Lëvizjet në të dy anët e rrugës janë të vazhdueshme gjatë ditës dhe natës duke bërë që rreziku i aksidenteve të jetë i vazhdueshëm.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGJAKMARRJA, SHULLANI: KY FENOMEN NË RËNIE
Artikulli tjetërMARINAJ: DO TË FILLOJMË ME RIKONSTRUKTIMIN E RRUGËVE