
Rruga Shkodër- Hani Hotit konsiderohet si një ndër akset më të rrezikshme, pasi ka marrë me dhjetëra jetë njerzish. Vetëm gjatë ditës së djeshme në këtë aks kanë mbetur të vdekur dy të moshuar të cilët ndërsa lëviznin me motomjetin e tyre janë përplasur nga automjeti. Nisur nga këto aksidente, kalimtarët të cilët lëvizin përgjatë këtij aksi rrugor shprehen se ndihen tejet të rrezikuar.
Kalimtarët thonë se policia duhet të vendos masa më të rrepta në mënyrë që të parandalohen aksidentet në këtë aks.
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të ndodhur, aksi rrugor Shkodër-Hani Hotit njihet si një njollë e zezë. Mungesa e sinjalsitikës, ndriçimit por edhe mbikalimeve për banorët janë bërë shkak për aksidente të shumta me vdekje. Ndërkohë patrullat e policisë janë vendosur në rrugë duke ndëshkuar drejtuesit e automjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.