Disa segmente të rrugës nacionale Shkodër-Hani Hotit janë kthyer në grumbullime mbeturinash. Situata nuk është aspak normale për qytetarët apo edhe turistët e huaj që vinë në Shqipëri, pasi impakti i pari që të bie në sy ndërsa kalon në këtë aks janë  mbeturinat dhe mbetjet inerte.

Qytetarët përballen çdo ditë me erën e rëndë që çlirohet nga mbetjet toksike dhe qentë e ngordhur që lihen në rrugë. Kjo situatë për qytetarët nuk është aspak normale, pasi akush nuk kujdeset për t’i pastruar dhe mbeturinat sa vinë e shtohen.

Qytetarët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ti kushtojnë më shumë vëmendje pastrimit të këtij aksi që është mbuluar nga mbeturinat.

Pavarësisht situatës kritike të shkaktuar nga mbetjet inerte nuk merren masat e duhura. Ndërkohë nevojitet edhe ndërgjegjësimi i banorëve që mbeturinat të mos i hedhin në tokë por në koshat e mbeturinave.