Tregu i ri në Zdrale në qytetin e Shkodrës ka hapur dyert duke pritur tregtarët që tashmë nuk do të shesin më në rrugë prodhimet ushqimore por në një treg me kushte më të mira. Nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj thotë se ky treg që u bë në bashkëpunim me myftininë Shkodër është vetëm hapi I pare

Kushtet e tregut të ri janë shumë më të mira dhe qytetarët mund të blejnë të sigurtë thotë nënkryetari Gjuraj

Saimir Dritareti administrator i myftinisë shprehet se kjo pronë ishte e zënë më përpara dhe pasi u lirua u arrit ndërtimi i këtij tregu duke mundësuar që për momentin të shesin 63 tregtarë

Pavarësisht këtij tregu të ri që duket se është më i mirë që Shkodra ka për momentin sërish ka një numër të konsiderueshëm të tregtarëve që vijnë nga fshatrat për të shitur prodhimet e tyre por nuk kanë vende të përshtatshme dhe shesin në rrugë në zona të ndryshme të qytetit.

Artikulli paraprakTREGTARËT E ZDRALES: TREGU I RI ME KUSHTE TË MIRA
Artikulli tjetër“ZËRAT” E SPORTIT SHKODRAN, KONTRIBUTI NDËR VITE