“Qiell në Tokë” është ekspozita që e hapur në Galeri Oda në Shkodër. Kjo ekspozitë është më e veçantë sepse punimet janë realizuar nga tri motra, Elsa, Fatma dhe Natasha Paja të cilat kanë sjellë në këto piktura të shfaqura në Shkodër udhëtimet e tyre në vende të ndryshme për edhe gjithë botën e tyre shpirtërore…..

“Qiell në Tokë”, shprehet kuratorja Mirjana Meça është një ekspozitë që përfaqëson një unitet…

Mikëpritësja e kësaj ekspozite, Rozafa Shpuza që drejton galerinë Oda në Shkodër shprehet se tri motrat Paja kanë sjellë përmes punimeve të tyre plot ngjyra e hare por edhe një harmoni që sot shpesh na mungon….

“Qiell në Tokë” është një ekspozitë në të cilën gjithsecili përjeton në ndjesi të lirë ashtu si vetë tri motrat që kanë bërë këto piktura dhe drita e punimeve përçon fuqinë dhe dëshirën për të qenë prezent në brendinë e këtyre pikturave. Motrat Paja janë lindur dhe rritur në Elbasan ndërsa jetojnë dhe punojnë në Tiranë dhe puna e tyre ka në fokus disa medium të artit pamor, pikturën, fotografia dhe dizajni ndërsa kanë marrë pjesë në disa ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. “Qiell në Tokë” përveç ndjesive të lira ka për qëllim të përçojë një mesazh sepse gjithnjë e më shumë shoqëria jonë po largohet ndaj natyrës ndaj kanë vendosur që në çdo udhëtim të tyrin ta përjetësojnë me piktura të ndryshme.

Artikulli paraprakRAMA: KUSH THOTË SE KA MARRË FUND BUJQËSIA IA FUT KOT (VIDEO)
Artikulli tjetërSHKODËR, GARA ME BIÇIKLETA PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE (VIDEO)