Tranzicioni si një proces i rëndësishëm për shoqërinë dhe individin ka ardhur në një ekspozitë fotografie të quajtur “Tranzicioni” të kuruar nga artistja Orestia Kapedani dhe me pjesëmarrjen e 9 të rinjve të cilët kanë realizuar fotot. Kuratorja Orestia Kapedani u shpreh se kjo ardhje e saj në Shkodër në gjurmët e babait tha se dashuria dhe e bukura mbahen gjallë duke ia përcjellë brezave.

Arta Nikolli nga qendra rinore Arka ku u hap kjo ekspozitë dhe Alketa Kuka, drejtore e Institutit “Gëte” shprehen të gëzuar për hapjen e kësaj ekspozite.

Nëntë të rinjtë morën pjesë në një trajnim për fotografinë nën kujdesin e fotografes Orestia Kapedani me temën “Tranzicioni” duke nënkuptuar kalimin nga një nivel në tjetrin, nga një sistem në të cilin ndodhej Shqipëria në tjetrin.

Të rinjtë sollën fotografi të ndryshme tejet interesante nga qyteti i Shkodrës por edhe imazhe të personazheve të cilët përcjellin një mesazh.

Ky trajnim i fotografisë për të rinjtë do të shërbejë për të ardhmen e tyre në fushën e fotografisë. Ky projekt u zbatua nga Qendra Rinore ARKA me mbështetjen e Institutit Gwte nw Shqipwri dhe nga projekti “DETMUR” i cili financohet nga “Creative Europe”.