Është hapur në Shkodër ekspozita “Italia tregon Shqipërinë”, një aktivitet i organizuar nga Ambasada Italiane në Shqipëri, Agjencia e Koperacionit Italian dhe qendra rinore Arka, vend në të cilin u hap kjo ekspozitë.

Sfondi i pikturave italiane të viteve ‘800, piktura të njohura në mbarë botën është marrë dhe mbi to janë vendosur fotografi me produkte tradicionale shqiptare të realizuara nga gratë dhe vajzat në qytetet e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Gjirokastrës dhe Përmetit.

I pranishëm në Shkodër ishte zëvendës ambasadori italian Alberto Petrangeli i cili tha se kjo ekspozitë vjen për të promovuar gratë dhe vajzat si dhe produktet tradicionale të tyre.
Kjo ekspozitë u shpreh Ernesto Spineli, përgjegjës për komunikimin në Koperacionin Italian tha është për të vlerësuar identitetin e territorit shqiptar.

Konsulli i Nderit i Italisë në Shkodër, profesor Roland Dodani tha se kjo iniciativë me këtë ekspozitë është e duhura.

Ekspozita “Italia tregon Shqipërinë” do të qëndrojë e hapur në qendrën rinore Arka edhe për disa ditë për të gjithë ata që kanë dëshirë ta shohin.

Artikulli paraprakSHENDETI – 27.10.2021
Artikulli tjetërARTIZANËT: MUNGON TREGU PËR PRODHIMET E TERRITORIT