Në pedonalen para bashkisë Shkodër është organizuar panairi I promovimit të vlerave artistike dhe produkteve të territorit të tetë njësive administrative. Ky panair, tashmë I kthyer në traditë gjatë sezonit turistik veror, bëri bashkë trashëgiminë kulturore, atraksionet natyrore, gastronominë lokale por jo vetëm. Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër theksoi rëndësinë e promovimit të vlerave që mbartin njësitë administrative.

Entoni Jubani, kryetar I shoqatës “Mandarinë Project” e cila po bashkëpunon me bashkinë Shkodër për promovimin e siteve turistike dhe kulturore thotë se impakti që ka dhënë ky projekt për qytetin ka qenë I kënaqshëm.

Në këtë panair njësitë administrative të Bashkisë Shkodër, Shoshi, Pulti, Postriba, Rrethinat, Berdica, Ana e Malit, Dajçi dhe Guri i Zi, prezantuan në stendën e tyre, produktet vendase, pasuritë e tyre kulturore dhe gatimin tradicional.

Artikulli paraprakSHKODËR-VELIPOJË, HUMBIN JETËN DY TË RINJTË NË AKSIDENT
Artikulli tjetërÇIFTELIA, INSTRUMENTI QË I REZISTON KOHËRAVE