
Pas 5 vitesh jashtë funksionit është rikthyer edhe njëherë qendra ditore për të prekurit nga shëndeti mendor pranë poliklinikës së specialiteve në Shkodër. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Xheni Halili shprehet se kjo qendër ditore është mëse e nevojshmë për të prekurit nga problemet e shëndetit mendor të cilët do të mund të mësojnë kompjuterin apo të bëhen pjesë edhe e disa kurseve të tjera.
Koordinatori i këtij projekti Stefan Paloka shprehet se kjo organizatë nuk ka si qëllim financimin në sektorin publik dhe se këtë duhet ta bëjnë institucionet shtetërore por kur kjo nuk ndodh është gjykuar që mundësohet ky projekt për personat e prekur nga shëndeti mendor.
Mjeku neurolog Gjon Preçi shprehet se qendra ditore për shëndetin mendor do të bëjë që aty të marrin shërbim një numër i lartë nga kjo kategori.
Qendra ditore për shëndetin mendor u rivendos në funksion pas projektit “Societies” me fonde të Bashkimit Europian, i zbatuar nga Caritasi Shqiptar ndërsa aplikues është qendra rinore Arka me kërkesë të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.






