Hotel Golden Palace është hoteli më i ri dhe më luksoz që u inagurua mbrëmë në qëndër të qytetit të Shkodrës ku ishin të pranishëm drejtues më të lartë vendor dhe figura të njohura të qytetit.

Investimi bashkëkohor me materialet më cilësore nga gjitha vendet e Europës dhe përtej e bën hotelin Golden Palace një aset me vlerë për qytetin dhe turizmin në Shkodër.

Golden Palace është klasifikuar për nga cilësia e standardi hotel me pesë yje. Pronari i Golden Palace Valter Fushaj i uroi mirëseardhjen të pranishmëve në këtë inagurim.

Arkitekti i Golden Palace Edmir Abdija bëri të ditur shërbimet e shumta që ofron ky hotel luksoz në shërbim të turistëve të huaj dhe gjithë qytetarëve shqiptar.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi përveçse uroi investitorët për ndërtimin e Golden Palace tha se kjo godinë luksoze i shërben zhvillimit të turizmit në qytetin e Shkodrës.

Investimet të këtij niveli mbesin një faktor tepër i rëndësishëm që rrisin vlerat dhe ekonominë e një qyteti. Golden Palace mirëpret gjithë qytetarët dhe turistët për të shijuar mjediset luksoze që ofron.

Artikulli paraprakARTAN LAME THIRRJE PËR DREJTUES TË RINJ TË ZYRAVE RAJONALE TË KADASTRËS: S’JANË NË LARTËSINË E DUHUR
Artikulli tjetërSHKODËR, TREGTARËT: FUQIA BLERËSE VËNDASE SHUMË E ULËT