Kjo është rruga Et’hem Kazazi e cila ndodhet pak metra larg nga hyrja e qytetit të Shkodrës. Me një gjatësi rreth 1 kilometër në këtë rrugë kalojnë çdo ditë një numër i madh banorësh.

Edhe pse banorët paguajnë rregullisht të gjitha detyrimet e tyre deri më tani askush nuk ka bërë diçka për rikonstruksionin e kësaj rruge. Të zhgënjyer nga premtimet që vazhdimisht i kanë bërë, banorët shprehen se i kanë humbur shpresat tek institucionet përgjegjëse.

Rruga Et’hem Kazazi lidh dy pjesë shumë të rëndësishme të qytetit. Nëse ky aks do të rikonstruktohet kjo gjë do të ndihmojë në përmirësimin e trafikut në hyrje të qytetit të Shkodrës sidomos tashmë që trafiku çdo ditë dhe më shumë vijon të rëndohet.