Të gjithë kandidatët për deputet të të gjitha partive po zhvillojnë takime me komunitete, grupe apo kategori të ndryshme personash në Shkodër. Për komunitetin rom askush nuk është interesuar deri më tani. Romët hasen çdo ditë me probleme nga më të ndryshme që deri më tani asnjë nuk i ka dhënë një zgjidhje. Të shqetësuar romët shprehen se kjo harresë që i është bërë nga të gjitha institucionet do të ndikojë tek votat e tyre në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

SINKRON BANORËT

Me rëndësi për këtë komunitet është se ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi edhe ata të jenë në fokus të partive politike që t’i përfshijnë në programet e tyre për t’i dhënë një zgjidhje problemeve që kanë.