Kandidatja që garon për kreun e PD-se, Edith Harxhi, ka zhvilluar disa takime me anëtarë të Partisë Demokratike në qarkun Shkodër. Përtej sfidës që po i bën për t’i marrë drejtimin e PD-së, Edith Harxhi ka zgjedhur ta sfidojë Lulzim Bashën edhe në lidhje me vizën e tij në SHBA. Harxhi tha se nëse kjo nuk është e vërtetë, Basha le të dalë dhe ta përgënjeshtrojë.

Harxhi kërkoi mbështetjen e demokratëve për të marrë drejtimin e së djathtës. Një tjetër akuzë që Harxhi hodhi ishte edhe fakti se brenda PD ka shumë anëtarë të ish sigurimit të setit dhe kërkoi hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPET EKSPOZITA FOTOGRAFIKE “TRANZICIONI”
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKRIMTARI RIDVAN DIBRA BISEDË ME STUDENTË